(VIDEO) Dënimit i Faton Lurit, qytetarët në protestë paqësore kërkuan ulje të dënimit

(VIDEO) Dënimit i Faton Lurit, qytetarët në protestë paqësore kërkuan ulje të dënimit

Nën brohoritjen “duam drejtësi”, sot në Çair u ngrit zëri i revoltës kundër asaj që protestuesit e quajnë drejtësi selektive.

Qytetarë të shumtë marshuan nga Parku i Çairit deri para Gjykatës, duke kërkuar drejtësi të barabartë për 25-vjeçarin Faton Luri, i dënuar me 11 vjet burg për një aksident fatal që, sipas tyre, nuk ishte i qëllimshëm. Ata theksojnë se nuk e mohojnë përgjegjësinë, por kundërshtojnë ashpërsinë e dënimit, duke paralajmëruar se padrejtësia e sotme mund të prekë këdo nesër.

Fatmir Jashari

Jemi mbledhur këtu sot me e shpreh revoltën tonë që ju ka bërë shokut tonë Faton Lurit. Është dënuar dmth me një dënim shumë të madh, nuk jemi të kënaqur. Por e kemi një pyetje deri tek shteti, deri kur do të vazhdojë kjo padrejtësi? Domethënë shqipëtarët dënohen në gjendje mizore, ndërsa pala maqedonase me video-kamera, me fakte, me vrasje me paramendim dmth falen. Deri kur do të jetë kjo padrejtësi ndaj shqipëtarëve këtu. Ne kemi ardhur sot këtu të kërkojmë drejtësi në mënyrë paqësore sepse nesër mund të na ndodh të gjithë neve, andaj jemi këtu dhe shprehim pakënaqësitë tona sipopull shqiptar që marim dënimet në këtë shtet”.

Ndërkaq babai i tij thotë se Fatonin e kanë dënuar sikur të ishte vrasës, ndonëse aksidenti ka ndodhur pa dashje.

Abaz Luri, babai i Faton Lurit

Ndaj padrejtësisë që i ka ndodhë Fatonit, me një ngjarje, që e ka bë pa dashje, Fatoni është dënuar sikur të ishte vrasës. Fatoni nuk është vrasës. Fatoni ka qëlluar rastësisht në vend të gabuar, në moment të gabuar dhe me u dënu me atë dënim, kjo është një pabesi, se kjo zbesoj që ka ndodhë deri tash në vendin tonë, po as në botë nuk ndodhën ksi dënime aq të rënda. Edhe unë e shfrytëzoj rastin të ju shpreh ngushëllime familjarëve të ndjerit, kemi tentu në disa mënyra me kontaktu me ata po nuk na kanë pranuar dhe apeloj tek prokurorja, tek gjykatësi, që këto gjykime të mos bëhen me mëllef, ose me dëshirën e tjetër kujt, por le të gjykojnë sipas asaj që e meritojnë”.

Shoku i Fatonit i cili ishte në vendngjarje thotë se aksidenti ka ndodhur pa dashje dhe kanë qenë duke vozitur me shpejtësi 25 km në orë, ndërsa momentin që ka ndodhur aksidenti ai thotë se Fatoni i ka dhënë ndihmën e shprejtë të ndjerit. Ai kërkon drejtësi duke theksuar se dënimi prej 11 vitesh është shumë i madh dhe se raste të njejta, madje me paramendim dhe fakte nuk janë gjykuar në këtë mënyrë të ashpër por kanë marë dënime prej 4 vitesh burg.

Shoku i Fatonit që ka qenë në vendngjarje

Momentin që bëmë aksident ishte tragjik. Ne nuk kemi pasur dëshirë të bëjmë aksident, por na ndodhi, normal kemi qenë me 25\30 në orë dhe Fatoni pasi u rëzuam i dha ndihmë të ndjerit. Pastaj erdhi policia, policia, Fatoni i tha policisë që ta thëras ambulancën e shpejtë sa më shpejtë, e kishte ndorë ende Fatoni njerin tu i dhënë ndihmën, policia i tha Fatonit lëshoje dhe e lëshoi dhe ja nisën pastaj popullata aty që ishin përreth u mblodhën ja nisën me vikat, Fatoni pas një momenti u largu prej aty. Pastaj pas disa ditëve ka shkuar në polici dhe u ka dorëzuar, dhe kjo 11 vjet dënimi është shumë i madh. Ai maqedonsi u dënua me 4 vjet burg dhe ne duam drejtësi dmth ai e ka bërë me qëllim, ne nuk e kemi bërë me qëllim, pa dashje, dhe nuk kemi ikur prej vendit”.

Suat Murtezani apelon deri tek organet kompetente që të tërhiqet ky gjykim dhe të bëhet një gjykim i drejtë pa ndikim.

Suat Murtezani

Shumë normal është ajo, shumë normal ajo është dmth Fatonin e kanë dënu familjarët e të ndjerit nuk e ka dënuar shteti ose gjykata, e ka dënuar qysh kanë dashur familjarët,i kemi thirur familjarët mu taku, i kemi thirr në telefon, na kanë lajmëru në polici.. kemi qenë nëstacion me vllaun, na i kemi thirr për me iu dhënë ngushëllime, kjo na ndodh mua,ty ,secilit. Kjo faktikisht është dënu për qysh kan dashur familjarët jo qysh ka dashur shteti dhe apelojmë tek shteti tek organet që të meret kjo të dënohet ajo që e meriton dhe na do të vazhdojmë deri në fund kismet me Zotin para”.

Ndërkaq protesta u përmbyll pa tensione, dhe pjesëmarrësit u larguan qetësisht nga hapësira para Gjykatës. Ata paralajmëruan se nuk do të ndalen këtu dhe se, përmes protestave paqësore, do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe trajtim të barabartë nga institucionet.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING