Ish-drejtori i burgut të “Shuto Orizares”, dënohet me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ish-drejtori i burgut të “Shuto Orizares”, dënohet me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gjykata Themelore Penale e Shkupit shpalli vendimin në rastin me KOK nr. 98/25, që lidhet me abuzimet e kryera nga disa punonjës të Burgut të Shkupit.

Ish-drejtori i burgut, Filip Andov – Sokol, u dënua me tetë muaj burg për shpërdorim të pozitës, ndërsa disa të akuzuar të tjerë morën dënime me kusht për veprat e tyre, përfshirë shpërdorim të pozitës dhe punë të pakujdesshme në shërbim.

Vendimi nuk është përfundimtar, dhe të gjithë të akuzuarit kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Shkupit.

MARKETING