Sekuestrohen mbi 40 mijë copë fishekzjarrë në një aksion të ekipit mobil doganor

Sekuestrohen mbi 40 mijë copë fishekzjarrë në një aksion të ekipit mobil doganor

Në një aksion të një ekipi mobil doganor u sekuestruan 40.872 copë mjete piroteknik – fishekzjarre, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve. Kundër autorit të veprës penale, një shtetas maqedonas nga Gostivari, është ngritur procedurë penale për prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti të paautorizuar të armëve dhe materieve eksplozive, të dënueshme sipas Kodit Penal.

“Krimi u zbulua në pikën kufitare të Bllacës, gjatë një inspektimi të një automjeti me targa zvicerane. Gjatë kontrollit, inspektorët e ekipit mobil vunë re se sediljet e pasme ishin të palosura përpara, me të gjithë hapësirën dhe bagazhin e makinës të mbushur me piroteknikë. Gjatë hetimit, u përcaktua se autori i veprës kishte blerë eksplozivët e paligjshëm nga Prishtina dhe donte t’i importonte ato ilegalisht në Maqedoni. Theksojmë se përdorimi i piroteknikës ilegale përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve. Drejtoria e Doganave do të vazhdojë me kontrolle të intensifikuara dhe aktivitete të koordinuara me institucionet kompetente me qëllim parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e sigurisë publike”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Drejtoria e Doganave.

 

MARKETING