Kasami: Transporti publik në Tetovë falas për qytetarët e rregullt ndaj Komunës

Kasami: Transporti publik në Tetovë falas për qytetarët e rregullt ndaj Komunës

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se Këshilli Komunal ka miratuar një vendim të ri, sipas të cilit transporti publik në qytet do të jetë falas për qytetarët që kanë shlyer obligimet e tyre ndaj Komunës.

Ai theksoi se ky vendim nuk përfshin vetëm qytetarët, por edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si dhe shoqatat dhe institucionet që do të lidhin memorandum bashkëpunimi me Komunën e Tetovës.

Sipas Kasamit, vendimi synon të shpërblejë përgjegjësinë qytetare dhe njëkohësisht të lehtësojë lëvizjen urbane për kategori të ndryshme të shoqërisë.

“Ky është një hap konkret drejt një qyteti më funksional dhe më të drejtë, ku përgjegjësia qytetare vlerësohet dhe përkthehet në përfitime reale për qytetarët,” ka deklaruar Kasami.

Vendimi hyn në fuqi pas përfundimit të procedurave të nevojshme administrative.

MARKETING