Mbi 10 mijë qytetarë turq kanë kërkuar shtetësi maqedonase

Mbi 10 mijë qytetarë turq kanë kërkuar shtetësi maqedonase

Gjatë katër viteve të fundit, gjithsej 10.500 qytetarë të Republikës së Turqisë kanë dorëzuar kërkesë për të fituar shtetësi maqedonase me bazë prejardhjen maqedonase, njoftoi Radio Evropa e Lirë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se bëhet fjalë për qytetarë turq që duhet të vërtetojnë para institucioneve maqedonase se janë të shpërngulur nga vendi dhe kanë prejardhje etnike maqedonase. Sipas MPB-së, rritja e ndjeshme e numrit të kërkesave është rezultat i ndryshimeve ligjore të miratuara në vitin 2021, të cilat kanë shtuar interesin për fitimin e shtetësisë maqedonase nga diasporë që jeton në Turqi.

MARKETING