(VIDEO) Sela thërret Kuvendin, diskutojnë për zgjedhjet dhe Kongresin

(VIDEO) Sela thërret Kuvendin, diskutojnë për zgjedhjet dhe Kongresin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thirrur Kuvendin Qendror të partisë, në të cilin do të shqyrtohet raporti për zgjedhjet e fundit lokale dhe do të hapet debati për përgatitjet drejt kongresit të rregullt të ASH-së në vitin 2026.

Para mbledhjes, kryetari i partisë Ziadin Sela, tha se në kuadër të përgatitjeve për kongresin do të formohet edhe një komision qendror, i cili do të merret me organizimin e tij. Ai theksoi se kjo përbën fillimin e një hapjeje më të gjerë të partisë drejt bazës dhe qytetarëve, duke promovuar idenë e Aleancës për Shqiptarët dhe duke kërkuar mbështetjen e tyre.

ZIADIN SELA, KRYETARI I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

Ky kuvend duhet të marrë vendim për shpalljen e kongresit, duke pasur parasysh nevojën që të lihet afat për anëtarësime të reja dhe prurje të reja. Sipas gjithë gjasave, vendimi do të jetë që ky proces, si kompetencë e Kuvendit Qendror, të zhvillohet diku nga fundi i prillit ose fillimi i majit”.

Sela u bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e Aleancës për Shqiptarët, duke theksuar rëndësinë e konsistencës dhe maturisë politike, si dhe nevojën për mbështetje sa më të madhe qytetare dhe angazhim të drejtpërdrejtë në parti. /SHENJA/

 

MARKETING