Dukshmëri e ulët për shkak të mjegullës në Pletvar dhe në Krushevë
Për shkak të mjegullës sot në mëngjes, në qafën malore Pletvar dukshmëria është ulur deri 50 metra, ndërsa në Krushevë deri 30 metra.
Në rrugët e tjera shtetërore, trafiku zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura, informon Ndërmarrja Publike “Rruga e Maqedonisë”.
Prandaj, ata apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Nga LAMM njoftojnë se në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata.

