Limani: Vila rezidenciale e Bejtës në fshatin e tij kushton mbi 1 milionë euro
Kandidati i AKI-së për komunën e Gostivarit, Valbon Limani, gjatë paraqitjes së tij sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka deklaruar se kundërkandidati i tij, Nevzat Bejta, nuk ka legjitimitet të japë vlerësime për punën e bërë në komunë.
Sipas Limanit, Bejta ka qenë i shkëputur nga realiteti i qytetit për katër vite me radhë, duke qëndruar në rezidencën e tij private.
“Personi në fjalë është i njohur në qytetin tonë për mënyrën e veprimit dhe manipulimet e tij ndër vite. Ai nuk mund të japë vlerësim për atë se sa është punuar apo shkatërruar në Gostivar, pasi katër vite i ka kaluar në vilën e tij rezidenciale, e cila sipas qytetarëve kushton mbi 1 milionë euro, në fshatin e tij në Duf. Për këtë arsye, ai nuk mund ta vlerësojë nga afër punën në Gostivar”, deklaroi Limani.
Ai shtoi se Bejta paraqitet në skenën politike vetëm një ose dy muaj para zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë qasje si të papranueshme për një kandidat që synon drejtimin e komunës. /SHENJA/

