(VIDEO) Bejta: U keqpërdorën 700 mijë euro për rikonstruim të rrugëve
Në prag të zgjedhjeve të përsëritura lokale të 11 janarit, kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta ka vazhduar me akuza ndaj kundërkandidatit Valbon Limani dhe oponentëve politik.
Edhe sot Bejta ka zbuluar një dokument që sipas tij dëshmon keqpërdorim të rëndë të buxhetit të Komunës së Gostivarit. Sipas Bejtës, mjetet publike janë shpenzuar për mbushjen e gropave në rrugë, ndërkohë që në terren nuk ka pasur punime reale dhe askund nuk duken retultatet.
Sipas ti, këto dokumente tregojnë që shpenzimet janë bërë, paratë janë harxhuar, por gjendja faktike në rrugë flet ndryshe. Shton se kjo është përgjegjësi direkte institucionale dhe dikush duhet të japë llogari për çdo euro që është shpenzuar.
NEVZAT BEJTA, KANDIDAT PËR KRYETAR TË GOSTIVARIT
“Tenderin e kanë bërë 700 mijë euro, asnjëherë nuk është bërë as rikonstruimi, as reahabilitimi i ndonjë rruge, qoftë në fshat qoftë në qytet. Është e nënshkruar nga Valbon Limani. Kompania që e ka marrë punën është kompani nga Shkupi, merne me mend për të sjellë mjetet dhe punëtorët për të bërë rehabilitimin e rrugëve në Komunën e Gostivarit duhet shumë kohë. Ata asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk i kanë parë rrugët”.
Këtyre akuza nuk i është përgjigjur as Limani e as partia të cilës i përket. Megjithatë në lidhje me akuzat e mëhershme, dy ditë më parë, përmes një reagimi Arben Taravari po edhe AKI i kanë kujtuar Bejtes investimet milionëshe të bëra në Mavrovë dhe Rostushë dhe keqpërdorimet e bëra, po edhe shitjen e tokës shtetërore në Gostivarë gjatë qeverisjes Bejta. Aso kohe nga AKI thanë se ky është reagimi tyre i parë dhe i fundit ndaj këtij kandidati të cilin ata e vlerësojnë si të komprometuar.
Mevludin Imeri /SHENJA/

