(VIDEO) Promovohet pulla postare me figurën e Alija Izetbegoviqit

(VIDEO) Promovohet pulla postare me figurën e Alija Izetbegoviqit

Skender Asani, anëtar i Bordit të Filaterisë së RMV-së, tha se kjo pullë është një nderim për një politikan me vizion, i cili u përball me pushtuesit serbë për të mbrojtur popullin boshnjak nga asimilimi. Ai shtoi se edhe më herët janë promovuar pulla postare me figura historike që kanë qenë në mbështetje të popujve të vegjel dhe kundër tendencave për krijimin e Serbisë së Madhe.

 SKENDER ASANI, ANËTAR I BORDIT TË FILATERISË

Kemi emituar pulla postare të jashtëzakonshme për figura dhe ngjajrje historike nga historija jonë kombëtare por edhe figura të cilët në periudhat kyçe të ish Jugosllavisë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm sidomos Disidentët politik, sidomos Alija Izetbegoviq, Adem Demaçi dhe figura të tjera të cilat u vënë në ballë të popullit për të treguar realitetin për tendencat e realizimit të Serbisë së madhe, gjegjësisht zhdukjes së popujve pak më të vegjël për ti asgjësuar nga faqja e dheut”.

Kryetari i Këshillit Nacional Boshnjak, Xhevat Hot, tha se kjo është pulla e dytë postare për komunitetin boshnjak në RMV dhe se në të ardhmen priten edhe pulla të tjera kushtuar personaliteteve që kanë lënë gjurmë në kulturën dhe identitetin boshnjak.

XHEVAT HOT – KRYETAR I KËSHILLIT NACIONAL BOSHNJAK

“Shpresoj shumë që kjo pullë postare nuk do të jetë e fundit sepse ja vlen të përmendet se në të kaluarën nga Postat e Maqedonisë është promovuar edhe pulla postare që ne si Këshill Nacional e kemi propozuar dhe ajo është pulla postare e Alia Isakoviç dhe tani e kemi pullën postare të Alia Izetbegoviç. Shpresoj shumë se posta do vazhdojë të jetë krah nesh me pulla postare të tilla me të cilat respektohen personalitetet boshnjake të cilët kanë lënë shenjë në kulturën dhe identitetin boshnjak”.

Drejtori i Postës, Orhan Kurtishi, në një prononcim për TV Shenja, bëri të ditur se janë shtypur 6 mijë kopje të pullës, të cilat janë shpërndarë në të gjitha pikat postare në vend dhe janë në shitje.

 ORHAN KURTISHI – DREJTOR I POSTËS

Është figurë politike, është figurë e pa zëvendësueshme për komunitetin boshnjak, gjithashtu edhe për rajonin. Byroja e filaterisë ka publikuar 6 mijë kopje të pullës postare e cila do të ketë vlerë prej 36 denarë dhe mund të blehet në të gjitha pikat e shitjes postare”.

Alija Izetbegoviq ishte kundërshtar i komunizmit dhe dy herë u burgos nga regjimet i ish-Jugosllavisë.

Ai ishte kryetar i Partisë së Aksionit Demokratik dhe President i Bosnjes dhe Hercegovinës gjatë periudhës më të vështirë për shtetin boshnjak.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING