MPJ: Kemi refuzuar ndihmën bullgare për mazut, gjendja në vend është e qëndrueshme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut konfirmoi se Bullgaria i ka ofruar vendit tonë ndihmë me mazut për të përballuar krizën energjetike. Qeveria e RMV-së kishte shpallur gjendje krize për shkak të vështirësive në sigurimin e naftës për prodhimin e energjisë elektrike në TEC-in e Negotinës, pas protestave të fermerëve grekë që penguan importin e sasive të nevojshme.
Sipas Ministrisë, Ministri i Jashtëm Timço Mucunski ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij bullgar, Georg Georgiev, ku ka refuzuar ndihmën e ofruar. “Ministri Mucunski shprehu mirënjohje për ofertën e Bullgarisë, duke theksuar se aktualisht nuk ka nevojë për mbështetje shtesë, pasi situata është e qëndrueshme,” njofton Ministria.

