Ulje e dukshmërisë në disa rrugë për shkak të mjegullës
Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 40 metra ka në qafat malore Strazhë, deri në 30 metra në Pletvar, Presekë, Gjavatë dhe Mavrovë dhe deri 50 metra në Krushevë.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

