Në Kuvend sot pyetje të deputetëve
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 78-të me të vetmën pikë në rend të ditës parashtrimin e pyetjeve të deputetëve.
Zakonisht, këto seanca plenare mbahen çdo të enjte të fundit të muajit.
Sipas Rregullores së Punës, pyetjet drejtuar Kryeministrit dhe ministrave bëhen së pari nga deputetët e opozitës.
Sipas Rregullores së re të Punës, që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, një seancë për pyetje parlamentare nga deputetët e opozitës mbahet një herë në muaj dhe zgjat dy orë.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të mbajë sot një takim joformal me përfaqësuesit e medias, në të cilin do të diskutohen aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Kuvendit.

