(VIDEO) Qeveria shpalli gjendje krize në furnizimin me energji elektrike për 7 ditë

(VIDEO) Qeveria shpalli gjendje krize në furnizimin me energji elektrike për 7 ditë

Në vend që të rrisë pagat dhe pensionet, pushteti i rriti faturat e energjisë elektrike, duke goditur standardin e qytetarëve. Shteti nuk ka para për paga dhe pensione, vrima është 1 miliard euro. Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe shpallja e gjendjes së krizës nuk janë për shkak të protestave në Greqi, por për dy arsye të lidhura drejtpërdrejt me qeverinë: tenderë kriminalë dhe paaftësi në sektorin energjetik”. Kështu tha , sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq. Ai theksoi se qeveria blen energji për 140 euro për megavat-orë , në vend që energjia të prodhohet në vend, dhe do t’i kushtonte shtetit 80–90 euro për megavat-orë.

ALEKSANDAR SASHA DIMITRIJEVIQ, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I LSDM-SË

Sa u kushton kjo qytetarëve? 77 milionë euro humbje vetëm për dy tremujorët e parë të vitit 2025, ndërsa parashikimi është që deri në fund të këtaj viti humbjet të arrijnë mbi 100 milionë euro. A është tani e qartë pse po shtrenjtohet energjia elektrike? Pse shpallet gjendje krize? Për të mbuluar tenderë kriminalë dhe paaftësi. Pse mungojnë 1 miliard euro në buxhet? Po ashtu për tenderë, si 161 tenderë për një kompani apo 9 milionë euro për një kompani tjetër me dy të punësuar, të cilat i kemi publikuar”.

Ai pyeti se kush përfiton nga importi i shtrenjtë i energjisë elektrike dhe pse nuk janë siguruar me kohë energjentët, si për shembull mazuti?. LSDM kërkon që Prokuroria Publike të hapë menjëherë hetim për këto humbje prej 100 milionë eurosh dhe të përcaktojë përgjegjësinë.

Qeveria, në seancën e së martës ka shpallur gjendje krize në furnizimin me energji elektrike në të gjithë vendin në afat prej 7 ditësh nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Rezervat e detyrueshme të derivatit të naftës do të transferohen pa kompensim, ndërsa SHA EMV është e detyruar të paraqesë raport në Qeveri dhe Ministrinë e Financave mbi konsumin e derivatit të naftës. Kriza u kërkua për t’i mundësuar Qeverisë të transferojë rezervat shtetërore të mazutir me qëllim prodhimin e energjisë elektrike dhe energjisë termike derisa të zgjidhet problemi me Greqinë. Ministrja e Energjisë tha se Maqedonia nuk do të ketë probleme me tregun e energjisë elektrike. Kujtojmë se edhe Komisioni Rregullator i Energjetikës miratoi vendim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në të gjitha blloqet e konsumatorëve. /SHENJA/

MARKETING