Edhe një vlerësim ndërkombëtar për SHB “Logos-A”
Më 9 dhjetor 2025, në Doha të Katarit, Shtëpia Botuese “Logos A” është shpallur fituese e çmimit prestigjioz ndërkombëtar për përkthim nga gjuha arabe në gjuhën shqipe “Çmimi Shejh Hamed për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar”, në edicionin e 11-të të këtij vlerësimi.
Çmimin e pranoi drejtori i shtëpisë botuese, prof. dr. Adnan Ismaili, i cili përfaqësoi institucionin dhe kulturën shqiptare në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.
Ky sukses është dëshmi e punës së palodhshme të “Logos A” në fushën e përkthimit nga gjuha arabe në gjuhën shqipe dhe e angazhimit të saj për ngritjen e cilësisë së botimeve në gjuhën shqipe, duke e vendosur atë ndër shtëpitë botuese më të vlerësuara në arenën shqiptare, pasi në vitin 2022, po ashtu fitoi çmimin e pare në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Botimeve të Stambollit, organizuar nën kujdesin e Ministrisë e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë dhe Shoqatës Turke të Shtypit dhe Botimit.


