(VIDEO) Gjeorgjievski mori mandatin, në mbrëmje nis pastrimi i kryeqytetit
Fituesi i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski, zyrtarisht hyn në zyren e tij të re në Qytetin e Shkupit. Ai sot e mori funksionin e kryetarit të kryeqytetit që do ta ushtroj për 4 vitet e ardhshme. Gjorgjievski u zotua se do të mbaj premtimet e dhëna, duke bërë kështu me dije se që sonte në ora 20:30, fillon aksioni i parë i madh, ashtu siç kishte thënë se do të pastrohet Shkupi për 72 orë. Ndërsa nga nesër siç shkruan edhe në statusin e tij në facebook, do të nisin me organizimin e ndërmarrjeve publike që janë në kompetenca të Qytetit të Shkupit.
Orce Gjorgjievski, kryetar i Qytetit të Shkupit
“Kurse nesër, fillojmë me riorganizimin thelbësor të ndërmarrjeve publike dhe normalizimin e situatave në to, që Qyteti përfundimisht të funksionoj ashtu siç e mëritojnë shkupjanët”.
Gjorgjievski premton se do të jetë kryetar për të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, kombëtare, partiake ose çfarë do qoftë.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale Gjorgievski doli fitues me 95,572 vota, duke lënë pas kundërkandidatin e tij Amar Mecinoviq i cili mori 61,475 vota.
Gjorgjievski përveç postin e kryetarit të qytetit kryesor, trashëgon edhe një sërë problemesh, ndërsa më kritike është situata me mbeturinat dhe transporti publik.
Emine Ismaili /SHENJA/

