(VIDEO) RMV dhe Bullgaria firmosin marrëveshjen për tunelin e korridorit 8

(VIDEO) RMV dhe Bullgaria firmosin marrëveshjen për tunelin e korridorit 8

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Alekasandër Nikollovski dhe zëvendësja  e tij, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, kanë qëndruar sot në Bullgari, ku me Ministrin e Transportit të Bullgarisë, Gorzdan Karaxhov, kanë  nëshkruar Marrëveshjen për tunelin  hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8, në stacionin hekurudhor të Gjueshevës.  Siç njofton MIA, Nikollovski ka theksuar se janë fuqimisht të përkushtuar në ndërtimin dhe modernizimin e Korridorit 8, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit transevropian me rëndësi strategjike, ekonomike dhe gjeopolitike për të gjithë Ballkanin dhe të gjithë Evropën.

ALEKSANDËR NIKOLLOVSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

“Marrëveshja është ëndërr e gjeneratave në të dyja anët e kufirit, diçka për të cilën kemi lexuar, diçka që na është mësuar kur ishim fëmijë se të dy shtetet, dy kryeqytetet, Sofja dhe Shkupi, duhet të lidhen me një lidhje hekurudhore”.

Ndërkaq, sipas ministrit bullgar, kjo ditë është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi siç tha, me këtë  po përmbushin një ëndërr të shumë gjeneratave.

GROZDAN KARAXHOV, MINISTËR I TRANSPORIT DHE LIDHJEVE TË BULLGARISË

“Po hapim, po rinovojmë një hekurudhë që është më shumë se 100 vjeçare. Patëm nderin me Nikollovskin ta realizonim këtë projekt”.

Marrëveshja për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e tunelit – një pikë ndërkufitare e dy shteteve në Korridorin 8 për lidhjen direkte hekurudhore Shkup dhe Sofje, u nënshkrua në prani të përfaqësuesve të Komisionit Evropian, NATO-s, SHBA-së, Bankës Evropiane Investuese, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Botërore. Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së Angela Ageler. Gjatësia e projektuar e tunelit është rreth 2.4 kilometra, 1.189,30 metra në territorin e Maqedonisë dhe 1.193,70 metra në territorin e Bullgarisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING