Linjë e re ajrore Shkup–Madrid, fluturimi i parë sot në orën 16:05

Linjë e re ajrore Shkup–Madrid, fluturimi i parë sot në orën 16:05

Prej sot, Shkupi ka lidhje të drejtpërdrejtë ajrore me Madridin, përmes linjës së re që do të operohet nga kompania me buxhet të ulët “Wizz Air”.

Fluturimi i parë do të realizohet pasdite, në orën 16:05, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Me këtë rast, konferencë për media do të mbajnë zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski, ambasadori i Spanjës, Rafaell Soriano Ortiz, dhe drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt.

Fluturimet nga Shkupi për në Madrid do të realizohen çdo të martë, të premte dhe të shtunë.

Po ashtu, nga Aeroporti i Shkupit prej sot rifillojnë edhe fluturimet për në Larnaka, me dy linja javore – të martën dhe të shtunën.
Dje, Shkupi u lidh me Stokholmin dhe Barin, ndërsa Ohri me Bazelin.

Të gjitha fluturimet realizohen nga “Wizz Air”, me subvencione nga Qeveria.

MARKETING