(VIDEO) Temperaturat do të zbresin nën zero, javën e ardhshme sërish ngrohtë
Nën ndikimin e një mase të qëndrueshme ajrore, vendi ynë po hyn në një periudhë me mot të thatë dhe stabil. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidro-Meteorologjike, nga nesër në mëngjes pritet ulje e temperaturave nën zero, ndërsa në disa lugina do të ketë mjegull.
Moti sot ishte kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu ku pasdite pushuan, ndërsa vranësirat gradualisht u pakësuan. Në pjesët perëndimore frynte erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor, ndërsa në lindje erë e dobët me drejtim të ndryshueshëm.
DPHM
‘’Nesër pritet mot pjesërisht i vranët, me reshje lokale shiu, më së shumti në rajonet veriore dhe lindore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriperëndimi, veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit, duke sjellë ajër më të freskët dhe qiell më të kthjellët në orët e mbrëmjes”.
Në Shkup, moti do të mbetet pjesërisht i vranët, me reshje të shkurtra shiu dhe erë mesatare nga veriu.
Deri në fund të javës priten periudha të stabilizimit dhe kthjellimi, ndërsa temperaturat do të mbeten në mesataren e këtij periudhe të vitit. Intervalet me diell do të kthehen gradualisht, më së voni deri të shtunën, kur pritet një fundjavë më e ngrohtë dhe më e thatë.
/SHENJA/

