Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti sot paradite do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, në disa vende më të dendura dhe më të rrëmbyeshme me kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Pasdite reshjet do të ndalen, ndërsa vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 8 deri 13, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 13 deri 19 gradë.

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut, lokalisht më të rrëmbyeshme. Pasdite reshjet do të ndalen. Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë.

Nesër do të ketë reshje lokale të shiut me intensitet më të ulët dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Pastaj në dy ditët e ardhshme moti do të jetë i qëndrueshëm me mëngjese më të ftohta, ndërsa shi lokal përsëri pritet të premten në fund të ditës.

MARKETING