Mickoski: Haqim Ramadani po tregohet egoist, po i dëmton kandidatët e VLEN-it, pas zgjedhjeve do shkarkohet nga pozita e drejtorit
Kryeministri dhe kreu i VMRO – DPMNE-së ka sulmuar sërish pjesëtarët e koalicionit VLEN. Kësaj here, shkak ishte thirrja e kandidatit të VLEN-it për kryetar të Komunës së Bervenicës, Haqim Ramadani për unifikim të shqiptarëve në mënyrë që të fitojë komunën kandidati shqiptar e jo ai i VMRO – DPMNE-së. Mickoski ka dënuar në mënyrë të ashpër këtë gjuhë dhe ka thënë se ka bërë një gabim shumë të madh dhe tha se është për keqardhje që në shekullin 21 të përdoret një fjalor i tillë.
Ajo që e tha ky kandidat për këtë komunë, ndikon në pozicionin e tij, pasi t’i humb zgjedhjet fillimisht këtu në Bërvenicë, normalisht do të shkarkohet nga pozicioni i tij që e ushtron momentalisht
Koalicioni vlen bën thirrje që të votohen shqiptarët
“Unë për shembull e kam dëgjuar Fatmir Limanin, i cili absolutisht nuk bëri thirrje që të votohet kundër kandidati i VMRO – DPMNE-së në Kërçovë. Kjo është e para. E dyta, koalicioni VLEN dërgoi kumtesë se, nuk e mbështetë Fatmir Deharin si kandidat për kryetar komune në Kërçovë dhe të tentojë edhe tash të bëhet kryetar komune. Por, edhe unë u bëjë thirrje shqiptarëve që janë në Kërçovë të mendojnë a duhet të japin votën për të”, ka deklaruar Mickoski, raporton SHENJA.

