Mickoski: Mbretëria e Bashkuar mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor

Mickoski: Mbretëria e Bashkuar mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot në Londër u takua me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Kir Starmer. “Në kuadër të vizitës sime në Samitin e Ballkanit Perëndimor, u takova me kryeministrin Britanik, z. Kir Starmer. Në takim biseduam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për vendet e rajonit. Qëllimi kryesor është Procesi i Berlinit, gjegjësisht takimet e nivelit më të lartë që mbahen gjatë gjithë ditës. Procesi i Berlinit organizohet personalisht nga kryeministri Kir Starmer dhe ne jemi seriozisht të përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes Qeveri me Qeveri”, njoftoi kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

MARKETING