Granit Xhaka debuton te Sunderlandi, përshëndeti tifozët shqiptarë në stadium

Granit Xhaka ka hedhur hapat e parë me fanellën e Sunderland, teksa ka debutuar sot pasdite në një ndeshje miqësore ndaj Real Betis.
Mesfushori shqiptar, i cili iu bashkua klubit anglez vetëm para pak ditësh nga Bayer Leverkusen, nuk humbi kohë për të treguar peshën e tij në ekip: ai zbriti në fushë si kapiten, duke marrë menjëherë besimin e stafit teknik dhe shokëve të skuadrës.
Pavarësisht rezultatit negativ, Xhaka spikati në mesfushë me qetësinë, përvojën dhe shpërndarjen e saktë të topave, duke marrë duartrokitje nga tifozët në stadium – ku aty pati edhe shqiptarë që ngritën flamurin kombëtar para tij.
Transferimi i tij tek Sunderland u realizua për 20 milionë euro, një lëvizje që ngriti shumë pikëpyetje në fillim, për shkak të interesimit të klubeve të tjera nga liga më të mëdha. Megjithatë, Xhaka zgjodhi me zemër – një rikthim në Ligën Premier, aty ku ka lënë gjurmë me fanellën e Arsenalit.
Debutimi i tij si kapiten sinjalizon një rol lideri në këtë etapë të re, ku Xhaka pritet të jetë boshti organizativ i Sunderland në rikthimin e tyre mes elitës angleze.