BOTA NË FOKUS | Iraku si kurban i sionizmit: Kur SHBA sakrifikoi një komb për ëndrrën izraelite

-Pushtimi amerikan i Irakut ishte një aksion i ndërmarrë për t’i hapur rrugën ambicieve jo vetëm sioniste për Izraelin e Madh dhe kjo ka marrë formë disa vite para pushtimit të Irakut, ndërsa arkitektët e këtij manifesti janë personat që mbanin pozitat kyçe në administratën e presidentit George Bush.
-Bush dhe zyrtarët e tij të lartë shpikën të paktën 935 gënjeshtra në dy vitet pas 11 Shtatorit për të paraqitur Irakun si kërcënim. Dhe të gjitha këto gënjeshtra u mbështetën nga mediat amerikane të cilat shpërlanë trurin e opinionit amerikan dhe Bushi tashmë i kishte duart e lira për ta pushtuar Irakun në vitin 2003.
-Dyshja George Bush dhe Tony Balir që e nisën këtë luftë ecin sot në korridoret e konferencave ndërkombëtare si njerëz të respektuar, por për irakianët ata janë autorët e një tragjedie që nuk përfundon kurrë. Në një botë pa drejtësi, vrasësit e shteteve bëhen analistë të çështjeve globale.
-CIA e dinte se Sadam Huseini nuk kishte armë kimike, por e fshehu të vërtetën. Hetuesi që mori në pyetje Huseinin zbulon se lufta në Irak u bazua mbi trillime.
-Që kur lideri ekstremist izraelit Benjamin Netanyahu mori pushtetin, në vitin 1996, një grup imperialistësh amerikanë që mes tjerash përbëhej nga Dick Cheney dhe Donald Rumsfeld, si miqtë e sionizmit, hartuan një raport të posaçëm për Netanyahun dhe të ardhmen e “Izraelit të Madh”.
Avdi Bakiju /SHENJA/