Ushtria iraniane thotë se ka shënjestruar një avion amerikan F-16 me raketë mbi Gjirin Persik

Ushtria iraniane thotë se ka shënjestruar një avion amerikan F-16 me raketë mbi Gjirin Persik

Ushtria iraniane njoftoi të shtunën se një avion luftarak amerikan F-16 është dëmtuar pasi një raketë iraniane e mbrojtjes ajrore ka shpërthyer pranë tij mbi Gjirin Persik të premten në mbrëmje, duke e detyruar pilotin të ndërpresë misionin dhe të kryejë ulje emergjente, transmeton Anadolu.

Zyra e marrëdhënieve me publikun e ushtrisë tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të zhvilluara në vend, të dislokuara në jug të Iranit, e zbuluan dhe identifikuan avionin luftarak gjatë operimit në kuadër të rrjetit të integruar të mbrojtjes ajrore të vendit, raportoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim.

Sipas ushtrisë, sistemet e kanë gjurmuar avionin luftarak dhe drejt tij kanë lëshuar raketë. Raketa ka shpërthyer pranë avionit, duke e detyruar pilotin të ulej në “njërin prej aeroporteve më të afërta në rajon”, thuhet në deklaratë.

Ushtria iraniane nuk e bëri të ditur emrin e aeroportit.

 

MARKETING