Barcelona e vë para dy kushteve Ter Stegenin

Gazetari i afërt me Barcelonën, Javi Miguel raporton se klubi katalunas i ka dhënë ultimatum Marc-Andre ter Stegenit që ose t’i nënshtrohet një operacioni për një problem në shpinë ose të gjejë një klub të ri.
Sidoqoftë, portieri gjerman nuk do të jetë në aeroplan me skuadrën blaugranase për turneun e tyre parasezonal në Azi.
Ter Stegen ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë, me mjekët që e këshillojnë të operohet ‘për të mirën e tij’.
Siç thotë legjenda gjermane Lothar Matthaus, Ter Stegen mund të mos luajë më kurrë për Barcelonën.
Nëse i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ai do të jetë jashtë fushave deri në janar, kur klubi planifikon ta dërgojë në huazim.