Agon Elezi ndërpret kontratën me Bochumin

Agon Elezi ndërpret kontratën me Bochumin

Agon Elezi edhe zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Bochumit të Gjermanisë. Këta të fundit përmes një komunikate kanë njoftuar ndarjen me futbollistin nga Shkupi.

“VfL Bochum 1848 dhe Agon Elezi kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për prishjen e kontratës. 24-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ishte pjesë e skuadrës blu-bardhë që nga janari i vitit 2024, por pati vetëm një paraqitje me ekipin e parë në Kupën e Gjermanisë (DFB-Pokal). Gjatë pjesës së parë të sezonit të kaluar, ai zhvilloi shtatë ndeshje me ekipin U21 në Oberliga Westfalen, duke shënuar pesë gola. Në pjesën e dytë të sezonit 2024/25, Elezi ishte i huazuar te klubi kroat i elitës, HNK Gorica”, thuhet në njoftimin e Bochumit.

MARKETING