E refuzoi Milanin për Fenerbahcen – Archie Brown zbulon arysen pse mori këtë vendim

Mbrojtësi i majtë i Gent, Archie Brown, ka zbuluar se ‘marrëveshja ishte pothuajse e përfunduar me Milan’, por shpjegon pse vendosi të bashkohet me Fenerbahce në vend të klubit italian.
Mbrëmjen e kaluar pati shumë kaos dhe raportime kontradiktore rreth situatës, madje u tha se dy avionë privatë po e prisnin lojtarin, njëri për në Milano, tjetri për në Stamboll.
“Marrëveshja ishte praktikisht e kryer me Milanin. Isha gati të shkoja. Por më pas, mora një telefonatë gjatë natës nga presidenti i Fenerbahces”.
“Ajo ndryshoi gjithçka. Pasioni që tregoi ai, vizioni, e bënë vendimin të qartë. E dija që duhej të vija te Fenerbahce”, ka thënë Brown.
Ky version përputhet me raportimet në Itali, Belgjikë dhe Turqi, të cilat sugjeronin se edhe pse Milan ishte seriozisht i interesuar, Fenerbahce kishte qenë gjithmonë një hap përpara në garë.
Nuk ishte aq çështje e vlerës së transferimit, që ishte rreth nëntë milionë euro në të dy rastet, apo e kushteve personale, sa ishte vendosmëria dhe pasioni i treguar nga pala turke.
Archie Brown pritet të fitojë 1.5 milionë euro në sezon, me një kontratë katërvjeçare dhe opsion për një vit të pestë me Fenerbahcen.