(VIDEO) Sulmin ndaj Arsovskës e kanë dënuar edhe OJQ-të dhe opozita

(VIDEO) Sulmin ndaj Arsovskës e kanë dënuar edhe OJQ-të dhe opozita

Prokuroria ka nisur procedurë kundër dy personave për dhunë. I dyshuari i parë ka kërcënuar dhe sulmuar fizikisht kryetaren e Qytetit të Shkupit Shkupit gjatë një kontrolli në një ndërtim të paligjshëm. Pas ndërhyrjes së autoriteteve, edhe i dyshuari i dytë ka vazhduar me kërcënime. Prokuroria ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin e parë për shkak të rrezikut të përsëritjes së veprës dhe arratisjes. Ndaj të dyshuarit të dytë janë propozuar masa më të buta, si ndalim kontakti me të dëmtuarit dhe konfiskim i pasaportës.

Ndërkaq, Kryeministri Hristijan Mickoski nuk deshi ta komentojë kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, ndërsa i bëri thirrje institucioneve që të veprojnë dhe ta zgjidhin incidentin.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Shteti ka institucione, i ftoj të veprojnë në lidhje me rastin. Sa i përket kryetares së Shkupit, janë thënë shumë gjëra, nuk kam çfarë të shtoj”.

Sulmin ndaj Kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, i cili ndodhi të premten në Bit Pazar gjatë një inspektimi zyrtar të një kantieri ndërtimi të paligjshëm e ka dënuar Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

KOMITETI HELSINKIT

Ky sulm është një tjetër shembull alarmues i rreziqeve me të cilat përballen gratë në jetën publike – dhunë, fyerje, kërcënime, shpifje dhe indiferencë institucionale”.

Komiteti i Helsinkit kërkon: Hetim urgjent dhe të pavarur për rastin, Përgjegjësi për oficerët e policisë që nuk vepruan siç duhet në vendngjarje, Akuza penale kundër autorëve dhe veprime të përshtatshme kundër tyre, Sigurimin e mbrojtjes efektive dhe të menjëhershme për kryetarin e qytetit të Shkupit dhe zyrtarët e tjerë që u sulmuan.

Ndaj sulmit ka reaguar edhe Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje

Sulmi ndaj kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është dënuar edhe nga partitë opozitare shqiptare, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, krahu I Ziadin Selës.

Sipas tyre aktet e dhunës, sulmet verbale dhe përpjekjet për të penguar zyrtarët institucionalë në kryerjen e obligimeve të tyre përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj rendit demokratik dhe funksionimit të shtetit ligjor. Ato kërkojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria që urgjentisht dhe në mënyrë efikase të zbardhin këtë rast, të sanksionojnë dhunuesit dhe të dëshmojnë se nuk janë në mbrojtje të dhunës e të krimit.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska javëvë të fundit ka nis të denoncojë ndërtimet pa leje në Komunën e Çairit, duke i dokumentuar ato dhe duke i publikuar në profilin e saj në Facebook përmes videove. Arsovska pretendon se në komunën e Çairit ka 150 ndërtime pa leje. Ajo akuzon ish kryetarin Izet Mexhiti dhe kryetarin aktual Visar Ganiu për ndërtimet pa leje në Çair. /SHENJA/

 

MARKETING