(VIDEO) Mickoski: Qëllimet e politikanëve bullgar si ato ruse ndaj Ukrainës

(VIDEO) Mickoski: Qëllimet e politikanëve bullgar si ato ruse ndaj Ukrainës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit nga Bullgaria, duke e krahasuar presionin bullgar me atë që Rusia ushtron ndaj Ukrainës. Sipas tij, politikanët bullgarë kanë për qëllim ta asimilojnë popullin maqedonas.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Bota dhe Europa e kanë parë se cili ka qenë qëllimi i politikanëve bullgarë. Qëllimi i politikanëve bullgarë në asgjë nuk dallon nga qëllimi që e ka udhëheqësia ruse në Ukrainë dhe ajo është përpjekja për asimilim të popullit maqedonas”.

Sipas Mickoskit, kërkesat për ndryshime kushtetuese janë vetëm një justifikim formal, ndërsa tha se qëllimi i vërtetë është shumë më i thellë dhe më i rrezikshëm. Në vend që të na japin dorën dhe të na mbështesin në rrugën drejt BE-së, shohim përpjekje për imponim dhe rishkrim të historisë. Kjo nuk duhet të ndodhë në shekullin 21, aq më pak nga një vend anëtar i BE-së, shtoi Mickoski.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING