Mickoski për akuzat e Arsovskës: Shteti ka institucione, u bëj thirrje të veprojnë

Shteti ka institucione, u bëj thirrje të veprojnë rreth rastit, tha sot kryeministri Hristian Mickoski lidhur me akuzat e djeshme të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
“Sa i përket kryetares së Qytetit të Shkupit, janë thënë shumë gjëra, nuk kam se çka të shtoj”, u përgjigj shkurtimisht Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas inaugurimit të sanimit të plotë të Muzeut në ujë në Gjirin e eshtrave në Ohër.
Arsovska dje informoi se gjatë ekspertizës dhe kontrollit inspektues ndaj ndërtimeve pa leje në Komunën e Çairit, është sulmuar, së pari verbalisht, e më pas edhe fizikisht, para pjesëtarëve të MPB-së.
Mbrëmë, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se në sulm ka pasur kontakt fizik, por se është gënjeshtër dhe tentim i prësëritur për manipulim të opinionit pohimi se kjo ka ndodhur para pjesëtarëve të policisë.