Sërish bëhen të kapshme caktimet për termin për letërnjoftim të ri, patent shofer dhe pasaportë

Ministria e Transformimit Digjital njofton se aplikimi elektronik për caktimin e terminit për nxjerrjen e dokumenteve personale tashmë është sërish funksional dhe i qasshëm përmes portalit nacional për shërbime elektronike: uslugi.gov.mk.
Sipas Ministrisë, qytetarët tani mund të caktojnë lehtësisht dhe shpejt një termin për shërbimet si:
-
Nxjerrja e letërnjoftimit
-
Pasaportës
-
Patent shoferit
“Procedura është e thjeshtë dhe mund të realizohet nga çdo pajisje elektronike, pa pritje dhe pa tollovi,” thuhet në njoftim.
Ministria gjithashtu thekson se kjo nismë është pjesë e misionit për digjitalizimin e administratës publike, duke synuar ofrimin e shërbimeve më cilësore, më të shpejta dhe më efikase për të gjithë qytetarët.