(VIDEO) Beteja për Gostivarin, Valbon Limani përballë Visar Ademit

(VIDEO) Beteja për Gostivarin, Valbon Limani përballë Visar Ademit

Valbon Limani do të jetë kandidati përmes të cilit Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari do të kërkojë edhe një mandat në krye të Komunës së Gostivarit.

Këtë e ka konfirmuar vet Limani në një prononcim ekskluzive për TV Shenja. Limani tha se kanë mbetur vetëm edhe disa ditë derisa strukturat të konfirmojnë emrin e tij si kandidat zyrtar për garën fituese për Komunën e Gostivarit.

VALBON LIMANI – KRYETAR I KOMUNËS SË GOSTIVARIT

Jemi në përgatitje le të themi t’fundit, ndoshta për një kohë të caktuar do të bëhet edhe promovimi i kandidaturës sime për Komunën e Gostivarit. Normal, kjo nuk pengon në punët vijuese të cilët i kemi ti vazhdojmë dhe të punojmë. Besoj se për një kohë të caktuar do të kemi edhe promovimin kandidaturën time për komunën e Gostivarit.

Për TV Shenja ka folur edhe kandidati i pavarur që i është futur garës për kryetar komune, Visar Ademi. Ndonëse nuk përmendi emra, megjithatë Ademi la të nënkuptohet se dëshiron garë të fortë dhe si kundërshtarë më shumë do e preferonte vet kreun e ASH-së, Arben Taravari.

Deklaroi se pret garë dhe fushatë bazuar në ide dhe jo fushatë të zezë me fyerje dhe ofendime.

VISAR ADEMI – KANDIDAT PËR KRYETAR KOMUNE

Nuk më përket mua që të them preferencat e mia, ato i përket vet antarësisë dhe partive kundërshtare që do nxjerrin kandidat, gjithsesi gara do të jetë interesante, pres të jetë garë e ideve, do kishte qenë interesant të kem garë me ata persona të cilët udhëheqin partitë. Ajo besoj se do ti jep një zjarr dhe motivacioni ndryshe kësaj ngjarjeje.

Valbon Limani dhe Visar Ademi deri në këtë moment janë dy emrat që publikisht dihet se do të garojnë në zgjedhjet e Tetorit për Komunën e Gostivarit. Ende nuk dihet nëse për këtë Komunë do të garojnë kandidat nga koalicioni VLEN dhe Fronti Europian, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që Limani në garë të fitojë mbështetjen e Frontit, kurse Ademi të fitojë mbështetjen e VLEN.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING