(VIDEO) MPJ bullgare kritikon Shkupin për thirrjen e ambasadorit

(VIDEO) MPJ bullgare kritikon Shkupin për thirrjen e ambasadorit

Tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë vazhdojnë e thellohen. Heqja e termave “identitet maqedonas” dhe “gjuhë maqedonase” nga Raporti për progresin e RMV-së ka ashpërsuar edhe më tepër gjuhën politike mes Sofjes dhe Shkupit.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ishte shumë e shpejtë në reagimin e saj, pasi Ministria e Jashtme e vendit tonë ftoi ambasadorin bullgar, për t’i dhënë protestë zyrtare. Në reagimin e saj, Ministria e Jashtme bullgare deklaroi se ambasadori ka shprehur habi për ftesën e tij.

E gjitha nisi pas përdorimint të mbiemrit “maqedonoverior” gjatë fjalimit të tij, shefi i diplomacisë bullgare Georgi Gorgiev, referuar kryeministrit Hristijan Mickoski. Ndërsa, deklaratën e tij kryeministri Mickoski e përshkroi me një situatë mes siç e quajti ai “miut dhe luanit”.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dënon kategorikisht gjuhën e papranueshme dhe ofenduese të përdorur nga Hristijan Mickoski në fjalimin e tij drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë. Përdorimi i përsëritur i mbiemrave vulgarë ndaj përfaqësuesve të shtetit bullgar jo vetëm që minon besimin tashmë të brishtë midis dy vendeve tona, por vë në pikëpyetje edhe angazhimin autentik të udhëheqjes politike në Maqedoni ndaj Marrëveshjes për Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimi të vitit 2017”.

Ndërkohë, paraprakisht Ministria e Jashtme e shtetit tonë kishte reaguar ndaj fjalimit të ministrit të jashtëm bullgar Georgiev.

Ministria e Jashtme e RMV-së

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë dënon ashpër deklaratat fyese të bëra kundër Kryeministrit dhe institucioneve nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Bullgarisë, Georg Georgiev. Në këtë drejtim, Ministria e thirri Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Shkup, Zheljasko Radukov, të cilit iu përcoll protesta zyrtare dhe iu vu në dukje papërshtatshmëria e diskursit të tillë publik nga zyrtari i lartë i qeverisë bullgare”.

Parlamenti Europian ka miratuar raportin e parë të progresit mbi Maqedoninë e Veriut për vitin 2023 dhe 2024. Në debatin e zhvilluar në PE, eurodeputetët bullgarë akuzuan se politikanët në Shkup po sabotojnë procesin e integrimit evropian.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING