(VIDEO) Parandalimi i zjarreve, policia po arreston piromanët

(VIDEO) Parandalimi i zjarreve, policia po arreston piromanët

Në mbarë vendin ka ende zjarre aktive të cilat variojnë nga ora në orë. Disa shuhen e disa nisin. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur me shënjestrimin e piromanëve. Përmes një njoftimi për media ata bëjnë me dije se kanë privuar nga liria një 74 vjeçar nga Reçica e Vogël, i cili kishte qenë duke punuar në arën e tij.

MPB

Rreth orës 20:00, ai po kryente punë bujqësore në arën e tij në Tetovë dhe duke punuar, i vuri flakën barit të thatë dhe mbeturinave në tre vende në arë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, oficerët e policisë nxituan në vendngjarje dhe e privuan nga liria personin me inicialet S.S.. Zjarri u shua nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit i Tetovës”

Një ditë më parë policia privoi nga liria dy persona, I.B. (39) nga Kumanova dhe A.B. (31), të cilët ishin kapur duke shkaktuar zjarr. Të njëjtii kishin ndezur kabllo në afërsi të barit të thatë dhe mbeturinave. Paraprakisht, ishin kapur tre të mitur, shtetas të huaj të cilët kishin pasur benzinë, pushkaliqe dhe shkrepse.

Qendra e Menaxhimit të Krizave vazhdimisht u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe sjellje të përgjegjshme, veçanërisht në kushte të temperaturave të larta dhe motit të thatë, me qëllim të parandalimit të zjarreve të mëtejshme dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor. Autoritetet e kanë ndaluar edhe lëvizjen në pyje.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING