(VIDEO) Gjenocidi i Srebrenicës, përkujtohet në Kuvendin e RMV-së!

(VIDEO) Gjenocidi i Srebrenicës, përkujtohet në Kuvendin e RMV-së!

30 vite dhimbje”, nën këtë moto në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është mbajtur mbledhje përkujtimore për gjenocidin e Srebrenicës. Kryeparlamentari Afrim Gashi tha se Srebrenca nuk duhet harruar asnjëherë. Në fjalimin e tij, Gashi tha se ndodhitë e fundit në Gaza janë një “Srebrenicë” e re që po ndodhë në sy të botës.

AFRIM GASHI – KRYEPARLAMENTAR

Të gjithë kemi obligim moral dhe politik që të mos lejojmë që e kaluara të heshtet të falsifikohet dhe mos dashtë zoti të harrohet. Gjenocidi nuk është pyetje që i takon vetëm një komuniteti, nuk është as pronësi e së kaluarës. Ajo është porosi për të tashmen dhe të ardhmen. Prandaj detyra jonë nuk është që vetëm ta kujtojmë por edhe të mendojmë, të flasim dhe të marrim mësim.

Drejtori i Institutit për Hulumtime të Krimeve, Muamer Xhananoviq tha se vrasja nuk ka ndodhur në mënyrë të rastësishme por në mënyrë sistematike dhe të organizuar.

MUAMER XHANOVIQ, DREJTORI I INSTITUTIT PËR HULUMTIME TË KRIMEVE

Sot shënojmë 30-vjetorin e veprës më të errët dhe më të keqe në Europë, pas Luftës Botërore. Në Korrik të vitit 95-së, në zonën e ashtu-quajtur të mbrojtur nga OKB-ja në mënyrë sistematike u vranë më shumë se tetë mijë burra, djem dhe gra të komunitetit boshanjak. Këto krime, nuk ishin spontane, por ishin të mirë-planifikuara të organizara e të realizuara me qëllim që të fshihet një popull nga vendi i tyre”

Selma Rizvanoviq nga trupi koordinues për shënimin e 30 vjetorit të Gjenocidit në Srebrenicë tha se trupat e viktimave nga Srebrenica janë rivarosur meqëllim që të fshihen dhe të mbetet në harresë ngjarja më tragjike që ka ndodhur pas luftës së dytë botërore.

SELMA RIZVANOVIQ – SEKTORI CIVIL

Gjenocidi në Srebrenicë është një nga ngjarjet më të errta në historinë e Europës, pas Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit. Në Korrik të 1995-tës, mbi tetë mijë persona, civil boshnjak, gra, fëmijë e të moshuar të paarmatosur, burra dhe djem. Me plan sistematik vetëm për disa ditë nga ana e policisë së Republikës Serbe u vranë në një zonë e cila ishte shpallur si zonë e mbrojtur nga ana e OKB-së. Trupat e tyre më vonë u rivarosën nga një varrezë masive në një tjetër varr masive, meqëllim që të fshihet vepra nga ana e kryerësve të së njëjtës”

Ndërkaq, Xhevat Hot nga Lëvizja Nacionale e Boshnjakëve deklaroi se këtë vit shtatë nga viktimat e asaj kohe do të varrosen në varrezat e Potoçarit.

XHEVAT HOT, LËVIZJA NACIONALE E BOSHNJAKËVE

Këtë vit, këtë të premte, shtatë viktima do të rivarosen në varrezat e Potoçarit . Njëra prej tyre që do të pushojë e qetë dhe do të gjej paqe, do të jetë edhe Fata Bektiq e cila kishte 67-të vite. Kjo nënkupton se nuk u vranë vetë burra dhe djem, por dëshmon që u vranë edhe gratë. Edhe pse u shpall zonë e mbrojtur nga OKB-ja, në Srebrenicë u bë masakra e paparë në historinë më të re të Europës.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut në vitin 2024 ka qenë ko-sponsor i rezolutës përmes të cilës është shpallur 11 korriku si Ditë Ndërkombëtare për përkujtim të Gjenocidit në Srebrenicë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING