Në shtator do të vazhdojë procesi gjyqësor kundër Merkos për emërimin në mënyrë joligjore të drejtorëve në shkollën në Veleshtë

Në shtator do të vazhdojë procesi gjyqësor kundër Merkos për emërimin në mënyrë joligjore të drejtorëve në shkollën në Veleshtë

Në Gjykatën Themelore në Strugë është anuluar seanca gjyqësore kundër kryetarit të Strugës, Ramiz Merko për punë jo të ndershme në shërbimin në shkollën në Veleshtë dhe kundër Egzona Shehit, e cila në mandate të njëpasnjëshme e kryen funksionin e u.d. drejtoreshë, sipas aktakuzës, ngarkohet për falsifikim të dokumenteve.

Shkak për anulimin, sipas gjykatësit Jodan Jovanov është për shkak të sëmundjes së trupit mbrojtjes së Merkos.

Debati kryesori për këtë proices gjyqësor ka filluar në korrik të këtij viti, por shtyhet.

“Fillimisht, u pranua një kërkesë për shtyrje nga dëshmitari, i vetmi që kishte mbetur për t’u dëgjuar, me shpjegimin se për arsye shëndetësore duhej të paraqitej për një analizë në Spitalin e Strugës. Sapo mora kërkesën për shtyrje, reagova dhe kërkova të lidhesha me dëshmitarin, duke i treguar për mundësinë e zhvendosjes së datës me përparësi plotësimin e saj dhe të qenit i lirë për gjyqin. Pasi kjo u zgjidh, mora një kërkesë të re për shtyrje, këtë herë nga avokati mbrojtës i të pandehurit, në të cilën ai raportoi se kishte filluar pushim mjekësor shtatëditor”, informoi Jovanov.

Leja mjekësore, theksoi ai, do të zgjasë deri më 15 korrik, kur fillojnë pushimet gjyqësore, prandaj seanca është caktuar për 16 shtator.

Sipas avokatit Dimitrija Coboski, e pandehura Shehi, e cila për gjykimin ka ardhur nga jashtë, ka interes që sa më shpejt të përfundojë gjykimi, sepse siç tha, konsiderojnë se akuza kundër saj nuk është e qëndrueshme dhe nuk është e mbështetur në dëshmi përkatëse.

Për procesin gjyqësor për emërim ilegal të drejtorëve në shkollën në Veleshtë dhe falsifikim të dokumenteve mbatet marrja në pyetje edhe e një dëshmitari, e pastaj edhe e të pandehurës pas së cilës duhet të vijojë aktgjykimi.

MARKETING