“Historia e Piratit do të vazhdojë të shkruhet”, Mallorca njofton blindimin e Vedat Muriqit

Klubi spanjoll, Mallorca ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, edhe për katër vite tjera.
Sulmuesi prizrenas do të vazhdojë të mbetet pjesë e La Ligës apo më saktë skuadrës Mallorca, edhe përkundër shumë ofertave këtë verë.
Është vet klubi ishullor spanjoll që ka njoftuar rinovimin e kontratës së Muriqit, të vlefshme deri në verën e vitit 2029.
“Historia e Piratit do të vazhdojë të shkruhet në Mallorca”.
“Vedat Muriqi dhe RCD Mallorca kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën deri në vitin 2029”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ndryshe, Muriqi ka zhvilluar në total 118 ndeshje me Mallorcan, duke shënuar 35 gola dhe duke dhuruar 11 asistime.