Arrestohet pronari i deponisë në Vizbeg, zjarri shuhet nga toka dhe nga ajri

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se është arrestuar pronari i deponisë në Vizbeg, ku është duke u zhvilluar operacioni për shuarjen e zjarrit. Në zjarrin është lënduar një person.
“Deri në këtë moment është lënduar një person dhe është dërguar për dhënie të ndihmës mjekësore. Për shkak të mosrespektimit të urdhrit nga personi zyrtar, është arrestuar A.N., pronar i personit juridik që menaxhon me deponinë”, informoi MPB-ja.
Nga zjarri janë kapluar automjete të vjetra me bombola gazi për çka dëgjohen shpërthime, por deri më tani nuk ka kapluar shtëpi.
Në shuarjen e zjarrit është përfshirë edhe një “er traktor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe një helikopter. Nga toka në shuarjen e zjarrit janë përfshirë zjarrfikës nga Njësiti territorial kundërzjarrit i Qytetit të Shkupit dhe automjete të “Higjienës komunale”.