Në Kuvend do të shënohet Dita ndërkombëtare e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë

Në Kuvend sot do të shënohet 11 korriku – Dita ndërkombëtare e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.
Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë , ngjarja do të moderohet nga deputeti i të “Majtës” Amar Mecinoviq, ndërsa fjalime do të mbajnë kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, përfaqësuesja e Trupit koordinues për shënimin e 30-vjetorit të Srebrenicës, Selma Rizvanoviq Mandal, përfaqësuesi i Unionit Kombëtar boshnjak, Xhevad Hot dhe prof. dr. Muamer Xhananoviq, drejtor i Institutit për Kërkimin e Krimit, Sarajevë.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi të hënën në brifing me gazetarët informoi se një zyrtar parlamentar, jo një përfaqësues i organizatave joqeveritare, do ta kryesojë seancën. Ai është i bindur se kjo do të parandalojë përsëritjen e incidentit të vitit të kaluar kur kujtimi i viktimave u keqpërdor për lutje në dhomën legjislative.