Vajc: Në rrugën evropiane të Maqedonisë ka pengesa të ndërlidhura me historinë dhe luftën nga shekulli i kaluar

Maqedonia, e cila i mbijetoi luftërave ballkanike të viteve 90-të të shekullit të kaluar pa dhunë masive dhe në të cilën jetojnë njerëz të ndryshëm dhe grupe të ndryshme etnike dhe fetare që arritën të ndërtojnë një shoqëri paqësore, dikur ishte lidere në rajon kur, 20 vjet më parë, e filloi procesin e anëtarësimit në BE së bashku me Slloveninë, tha eurodeputeti austriak Tomas Vajc në fjalimin e tij para Parlamentit Evropian gjatë një debati mbi raportin e tij për vendin për vitin 2023 dhe 2024 sonte.
“Ku është Sllovenia sot dhe çfarë i ndodhi Maqedonisë së Veriut? Epo, kishte disa pengesa në rrugë. Pengesa që lidhen me historinë, pengesa që lidhen me luftërat e shekullit të kaluar, pengesa në rrugën e ndërtimit të marrëdhënieve të mira dypalëshe me fqinjët. Por marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë duhet të ndërtohen gjithmonë nga të dyja palët, kjo është shumë e qartë”, shtoi Waitz.