Kryeparlamentari Gashi pret në Kuvend të rinjtë e Shkollës Rinore Ballkanike

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka mirëpritur në hapësirat e Kuvendit një grup të rinjsh pjesëmarrës në Shkollën Rinore Ballkanike, e cila organizohet nga YTB në bashkëpunim me organizatën Vizioni-M.
Në këtë takim, Gashi tha se pati kënaqësi të zhvillojë një diskutim të hapur me të rinjtë mbi sfidat e politikës, duke theksuar rëndësinë e parandalimit të dhunës politike, rritjes së kulturës politike, si dhe forcimit të dialogut dhe respektit të ndërsjellë në shoqëri.
“Energjia dhe mendimet e tyre japin shpresë për një të ardhme më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse në rajonin tonë,” shkroi Gashi në rrjetet sociale pas takimit.
Shkolla Rinore Ballkanike synon të krijojë hapësira për edukim politik dhe qytetar për të rinjtë nga vendet e rajonit, përmes diskutimeve, punëtorive dhe shkëmbimit të përvojave.