Mickoski: Rritet eksporti i Maqedonisë, më shumë para për qytetarët

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se rritja e eksportit në maj të këtij viti është një lajm i shkëlqyer për ekonominë e Maqedonisë dhe do të thotë më shumë para për qytetarët e Maqedonisë.
“Rritet eksporti i Maqedonisë! Lajm i shkëlqyer për ekonominë e Maqedonisë. Në maj, eksporti i Maqedonisë u rrit për një shifër marramendëse prej 23,44 për qind në euro, në mes të stagnimit në tregun evropian, dhe veçanërisht sfidave me të cilat përballet industria e automobilave. Gjithashtu shënuam rritje të eksportit të Maqedonisë në pesë muajt e parë të vitit 2025, në periudhën janar-maj, eksporti i Maqedonisë u rrit për 3,15 për qind në euro, krahasuar me importin për të njëjtën periudhë, që u rrit për 1 për qind, deklaroi Mickoski sot në një postim në Fejsbuk.
Ai thekson se më shumë eksporte do të thotë më shumë para për qytetarët e Maqedonisë. Ai thekson se pas muajsh dhe vitesh rënieje, më në fund ka rritje për ekonominë e Maqedonisë.
“Turizmi po rritet, PBB-ja po rritet, prodhimi industrial po rritet, investimet po rriten, eksportet po rriten…, një Maqedoni e pasur është një Maqedoni e fortë! Këtë vit po ndërtojmë themelet e ndryshimit. Koha e Maqedonisë po vjen!, thekson Mickoski.