Fetai: Tetori është i shqiptarëve të lirë dhe të barabartë

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në ceremoninë e shënimit të njëvjetorit të qeverisjes nga koalicioni VLEN, deklaroi se qeveria ka qëndruar e përkushtuar ndaj së vërtetës dhe integritetit, përkundër sulmeve nga opozita.
“Ne e dijmë kush jemi dhe për çfarë punojmë çdo ditë. Tetori nuk është i tyre, por i shqiptarëve të lirë e të barabartë në vendin e tyre,” u shpreh Fetai. Ai shtoi se përballë shpifjeve dhe lajmeve të rreme të opozitës, VLEN ka zgjedhur të flasë të vërtetën dhe të punojë me nder.