Shkëndija firmos kontrata profesionale me dy talentë të rinj

Shkëndija firmos kontrata profesionale me dy talentë të rinj

Shkëndija vazhdon të investojë te të rinjtë, duke firmosur kontrata profesionale dyvjeçare me dy lojtarë të rritur në akademinë e klubit: Armir Isa dhe Nazif Ceka. Armir Isa, 18-vjeçar, është një sulmues krahu që ka spikatur në ekipet e moshave, ndërsa 17-vjeçari Nazif Ceka luan si qendërmbrojtës dhe ka treguar progres të vazhdueshëm. Me këto nënshkrime, Shkëndija konfirmon përkushtimin e saj ndaj zhvillimit të talentëve vendorë dhe ndërtimit të një të ardhmeje të qëndrueshme për klubin.

Të dy lojtarët pritet t’i bashkohen skuadrës së parë gjatë fazës përgatitore parasezonale. Klubi i vlerëson këto hapa si investim në identitetin dhe vazhdimësinë e ekipit. Shkëndija mbetet e përkushtuar ndaj modelit që promovon lojtarët e vet si pjesë kyçe të suksesit të saj. /SHENJA/

 

MARKETING