(VIDEO) LSDM ka dorëzuar 160 amendamente për “korrigjimin e qeverises”

(VIDEO) LSDM ka dorëzuar 160 amendamente për “korrigjimin e qeverises”

Deputetja e LSDM-së Sanja Llukarevska ka njoftuar se LSDM ka dorëzuar 160 amendamente për të kërkuar mbështetje për siç thotë ajo, korrigjimin e menjëhershëm të politikave të dëmshme të qeverisë. Ajo në preskonferencën pas debatit parlamentar lidhur me rebalancin e buxhetit tha se qeveria me rebalansin po vjedh para nga qytetarët në mënyrë që të rrisë luksin e saj. Sipas saj ky rebalans është joreal, socialisht i dëmshëm dhe pa komponente zhvillimore.

SANJA LLUKAREVSKA, DEPUTETE E LSDM-SË

Me këtë rebalans , nuk ka para për një rritje të përshtatshme dhe të merituar të pagave të punëtorëve e për paga më të larta në arsim dhe kujdes shëndetësor. Nuk ka para për të lënduarit dhe familjet e viktimave në Koçan. Nuk ka para për masa të reja për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve, për të ulur çmimet. Në këtë mënyrë varfëria do të rritet. Qeveria po vjedh para nga qytetarët në mënyrë që të ketë më shumë para për luksin e zyrtarëve”.

Llukarevska më tej thotë se për këto arsyje LSDM ka vendosur për këto amendamente dhe I ka publikuar disa prej tyre.

SANJA LLUKAREVSKA, DEPUTETE E LSDM-SË

934 milionë denarë për mbështetje financiare për familjet e të vdekurve dhe të lënduarve në Koçan, rritje të bursave studentore dhe mbështetje për studentët nga familjet në nevojë, transport falas për nxënësit në zonat rurale, rritje për 10% e pagave të mësuesve në arsimin fillor dhe të mesëm, më shumë para për rindërtimin e shkollave, kopshteve, rrugëve, kanalizimeve, sistemeve të ujit nëpër komuna të ndryshme të vendit etj”.

Llukarevksa tha se këto janë propozime reale dhe të përgjegjshme për të cilat ka vend në buxhet, por luksi dhe shpërdorimi i qeverisë duhet të zvogëlohet.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

Z

MARKETING