(VIDEO) Regjistrimi i popullsisë, Mickoski: Të mos polizitohet procesi

(VIDEO) Regjistrimi i popullsisë, Mickoski: Të mos polizitohet procesi

Kryeministri Mickoski ka reaguar pas deklaratave të eurodeputetit Thomas Waitz, i cili deklaroi se ekziston ndikim i fuqishëm serb në Maqedoninë e Veriut, duke përfshi këtë çështje në raportin e Parlamentit Evropian mbi Maqedoninë e Veriut. Mickoski e ka hedhur poshtë ndikimin e botës serbe në vend.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËRI MAQEDONISË SË VERIUT

Unë nuk e kam parë atë Raport. Kur ta shoh, do të komentoj për të. E hedh poshtë një konkluzion të tillë dhe nuk besoj se përmbahet në ndonjë Raport zyrtar të BE-së sepse do të ishte shumë naive”.

Nga kontaktet që ka me përfaqësues të lartë të BE-së, shton kryeministri, jo vetëm që nuk ka asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me një përfundim të tillë, por përkundrazi, ai tha se nëse ka pasur ndonjëherë si ajo iniciativë “Ballkani i Hapur”, të paktën që kur kjo Qeveri është në pushtet, nuk ka diçka të tillë. Mickoski tha se kuptimi i të gjithë kësaj është humbur nga ajo që mund të sheh.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING