(VIDEO) Regjistrimi i popullsisë, VLEN kërkon hetimin e parregullsive

Koalicioni VLEN njoftoi se do të dorëzojnë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër ish udhëheqsisë së Entit Shtetëror të Statistikës si dhe personave të tjerë përgjëgjës dhë drejtues në kryesisë së ish Qeverisë së BDI-së dhe LSDM-së. Gjatë një dekalarate për mediat, Fatmir Sabriu nga VLEN ka bërë thirrje që lufta për drejtësi ka filluar dhe se do të vazhdojë deri në fund.
FATMIR SABRIU, VLEN
“Arseja për këtë kallëzim penal është dyshimi serioz për marrëveshje politike dhe, si pasojë e kësaj falsifikimi i rezultatit të regjistrimit të vitit 2021 në ’rast dyshohet se është kryer vepër penale keqpërdorim i pozitës dhe autorizimin zyrtar. Pasojat e këtij akti janë të thella numri i shqiptarëve të paraqitur në shumë fshatra, vendbanime dhe qytete, është ulur në mënyrë drastike dhe të vetëdijshme. Me këtë shqipëtarët humbasin shumë të drejta personale dhe individuale të garantuara me kushtetutë, siç janë përfaqësimi I drejtë dhe adekuat, punësimi, përfaqësimi politik dhe varësia gjyqësore”.
Sabriu gjithashtu theksoi se edhe institucionet janë vënë në pozitë që të marrin vendime për ndarjen e mjeteve dhe fondeve bazuar në të dhëna të gabuara dhe të zvogëluara me’rast qytetarët në shumë komuna janë dëmtuar.
FATMIR SABRIU, VLEN
“Kërkojmë nga prokuroria publike të hetojnë këto dyshime për më tepër, ditëve të fundit funksionar të lartë të BDI-së kanë pranuar publikisht se regjistrimi ishte, në kuadër të marrëveshjes çka e përforcon më shumë dyshimin për një skenar politik të të gjithë këtij operacioni. VLEN ndërmerr këtë iniciativë në mbrojtje të ligjshmërisë, barazisë, dhe pasqyrës reale demokrafike, dhe statistikore të shtetit”.
Ai shpreson që prokuroria të hapë menjëherë lënd dhe të sigurojë të gjitha provat materiale të zhvillojë një hetim të plotë ku thot se nuk ka kompromis, kur preket dinjiteti dhe numri i popullatës. /SHENJA/