Zhegrova kthehet në stërvitje me Lille – mes fokusit dhe interesimit të klubeve evropiane

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është rikthyer te skuadra franceze Lille pas një periudhe pushimi dhe rikuperimi në Kosovë për shkak të një dëmtimi.
Të martën, Zhegrova publikoi një video në rrjetin social “Instagram”, ku shihet me fanellën e Lillet dhe në ambientet e dhomave të zhveshjes në qendrën stërvitore të klubit francez, “Domaine de Luchin”. Kjo tregon se ai ka rifilluar stërvitjen me ekipin dhe po përgatitet për sezonin e ri.
Para dëmtimit, ai pati një sezon të suksesshëm në Ligue 1, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë dy asistime në 21 ndeshje të zhvilluara gjatë edicionit 2024/2025.
Mediumet franceze raportojnë se e ardhmja e Zhegrovës te Lille nuk është e sigurt dhe disa klube të njohura evropiane po ndjekin me vëmendje situatën e tij. Mes klubeve që kanë shfaqur interesim për sulmuesin kosovar përfshihen Atalanta, RB Leipzig dhe Napoli, të cilat janë përfshirë në garë për nënshkrimin e tij.
Ndërkohë, Edon Zhegrova po përpiqet të rikthehet në formën më të mirë dhe të sigurojë vendin e tij në skuadrën e Lille.