Mbappe do të luaj ndaj Juventusit, por ende ka një dyshim nëse do të jetë titullar

Kylian Mbappe pritet të luajë në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit ndaj Juventusit në Kupën e Botës për Klube, edhe pse ende nuk është e sigurt nëse do të nisë si titullar.
MARKETING
Gazetari Miguel Angel Diaz ka konfirmuar: “Mbappe do të luajë kundër Juventusit, ai do të ketë minuta me siguri dhe pyetja e vetme është nëse do të jetë titullar apo jo’.
Prania e tij përfaqëson një përforcim të rëndësishëm për Real Madridin në një ndeshje me peshë të madhe dhe intensitet të lartë ndaj një kundërshtari si Juventusi.
Gjendja fizike e Mbappe nuk paraqet më shqetësime, por stafi teknik do të vendosë nëse ai do të luajë nga minuta e parë apo do të futet në lojë gjatë pjesës së dytë.
Me ose pa të në formacionin titullar, prezenca e tij pritet të ketë ndikim të madh, duke qenë një armë e fuqishme në sulm për madrilenët.
Kundër një rivali si Juventusi, çdo detaj taktik ka rëndësi, dhe Mbappe mund të jetë faktori vendimtar në ecurinë e Real Madridit drejt trofeut.
Vlen të theksohet se francezi i ka humbur tre ndeshjet e para në Kupën e Botës për Klube.